Izraeli, gati armëpushimi me Hamasin

10/04/2011 10:10

Izraeli është gati për një armëpushim me grupet e armatosura palestineze të Hamasit, nëse edhe këta të fundit do të bëjnë të njëjtën gjë.

Lajmin e ka bërë të ditur për një radio izraelite ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak.

“Nëse nuk do të qëllojnë më mbi komunitetin tonë edhe ne nuk do të qëllojmë”, ka thënë Barak pas dhunës së ditëve të fundit.

Bilanci i të vdekurve që kur Izraeli ka lëshuar raketat e tij pas sulmit të një autobuzi shkolle nga ana e palestinezëve, është ngjitur në 19.

 

Top Channel