Itali, i moshuari godet me thikë dy persona

10/04/2011 14:30

Një i moshuar ka goditur me thikë një grua dhe një të ri pas një zënke për vendin e parkimit në një lagje të Napolit, në Itali.

Karabinierët kanë arrestuar 73-vjeçarin pasi kanë vëzhguar kamerat e sigurisë.

Sipas policisë, i moshuari ka goditur me thikë gruan 54-vjeçare dhe një djalë 20 vjeçar.

 

Top Channel