B. i Fildishtë, bombardohet rezidenca e Gbagbos

10/04/2011 21:30

Kaskat Blu të Kombeve të Bashkuara dhe forcat franceze kanë bombarduar nga ajri rezidencën e presidentit në ikje, Laurent Gbagbo në Abidjan.

Lajmi njoftohet nga zëdhënës të paqeruajtësve ndërkomëtar të vendosur panë misionit të OKB-së në vendin afrikan. Gjithësesi, zëdhënësi refuzoi të deklarojë për mediat ndërkombëtare nëse gjatë bombardimit me helikopterë francezë dhe të OKB-së Gbagbo ka qenë në rezidencën e tij.

Më herët, helikopterët e forcave ndërkombëtare, raporton agjensia ANSA, kishin bombarduar tanke dhe autoblindat përreth pallatit presidencial të Gbabgos.

Top Channel