Afrika e Jugut nis përpjekjet për paqe në Libi

10/04/2011 16:50

Presidenti i Afrikës së Veriut, Jakob Zuma mbërriti në Tripoli për të nisur takimet me Gedafin dhe liderët e tjerë libianë, në përpjekje për të arritur një armë-pushim në vend.

Zuma ndodhet edhe si kreu i një prej vendeve më të fuqishmë të Unionit Afrikan, që ka intensifikuar përpjekjet për arritjen e një paqeje në Libi.

Ndërkohë, në lindje të vendit raportohen luftime të ashpra mes forcave besnike të Gedafit dhe rebelëve.  

Top Channel