“Borxhi”, Britania padit Islandën

10/04/2011 17:30

Qeveria britanike mund të padisë në gjykatë Islandën për miliardat e dollarëve të humbura gjatë krizës financiare.

Lajmi njoftohet nga Ministri britanik i Thesarit, Deni Aleksandër.

“Qeveria britanike ka detyrimin që t’i rimarrë ato para dhe do të vazhdojë betejën deri sa kjo të realizohet”, tha Aleksandër.

Deklarata e Aleksandër ka ardhur pas referendumit në Islandë, ku u vendos mos miratimi i ligjit që do t’i rikthente shtetasve britanikë dhe holandezë 5 miliard dollarë kursime të humbura gjatë falimentimit të një banke islandeze në tetor të 2008-s.

Top Channel