Obama: Shkurtimet, të nevojshme

09/04/2011 19:15

Shkurtimet e parashikuara nga reforma financiare e ndryshuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara janë të dhimbshme, por përbëjnë një investim për të ardhmen.

Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama, në fjalimin e tij të përjavshëm radiofonik.

“I lejojnë vendit të vazhdojë të funksionojë dhe për këtë arsye duhen vlerësuar si një lajm i mirë për kombin”, është shprehur Obama.

Fjalimi i presidentit vjen disa orë pasi demokratët dhe republikanët arritën një marrëveshje rreth buxhetit të shtetit.

Marrëveshja u arrit disa minuta përpara se të skadonte afati përfundimtar dhe qeveria të pezullonte veprimet e saj.

Top Channel