Nigeri, votime pavarësisht kaosit

09/04/2011 13:20

Votimet presidenciale e parlamentare, të karakterizuara nga përballje të përgjakshme dhe vonesa kaotike, janë duke u zhvilluar gjatë ditës së sotme në Nigeri.  

Votimet ishin planifikuar për t’u mbajtur javën e shkuar, por si rrjedhojë e vonesave në shpërndarjen e materjalit zgjedhor, u vendos që të shtyheshin për këtë të shtunë.

Forcat e sigurisë kanë marrë masa të forta në shumë serioze, pasi shpërthimit të një bombe që shkaktoi gjashtë viktima në qëndrën e qytetit të Sulejës, një ditë më parë.
Disa dhjetëra viktima të tjera u shënuan gjatë fushatës.

74 milion nigerianë janë regjistruar për të marrë në votime, në vendin më të populluar të Afrikës.

Partia në fuqi e PDP-së, e cila ka fituar të gjitha zgjedhjet që prej rrëzimit të një qeverie ushtarake në vitin 1999, pritet të fitojë përsëri, por me një diferencë më të vogël se herët e tjera.

Kandidimi për president i Goodluck Jonathan, me prejardhje nga jugu, pritet të shënojë humbje të rëndësishme për këtë parti në veriun e vendit, të populluar kryesisht nga një etni tjetër, e quajtur hausa.

Top Channel