Libi, shkatërrohen 7 tanke të Gaddafi-t

09/04/2011 17:50

Avionët “Tornado” të forcave ajrore britanike kanë shkatërruar shtatë tanke në Libi, ndërkohë që sulmet ajrore në vend vazhdojnë.

Avionët kanë goditur dy tanke në Axhdabija dhe pesë të tjerë në Misrata, zona në të cilat janë regjistruar luftime të ashpra mes rebelëve dhe trupave të Muammar Gaddafi-t.

Ndërkohë, në patrullimin e zonës së ndalim-fluturimit janë përfshirë edhe avionët e tipit “Tajfun”, po të aviacionit të Mbretërisë së Bashkuar.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Londër deklaroi se avionët “Tornado” përdorën raketa të tipit “squfur” dhe bomba të llojit “rrugëhapëse”.

“Armët u lëshuan si pjesë e kontrollit ajror të territorit dhe mbikëqyrjes mbi Misrata, Brega dhe Axhdabija”, ka deklaruar zëdhënësi.

Top Channel