Jemen, përleshje të dhunshme në Taiz

09/04/2011 21:55

Përleshje të dhunshme janë regjistruar sot mes forcave të sigurisë dhe manifestuesve në qytetin jemenas të Taizit, në jug të kryeqytetit Sana.

Mijëra persona kanë manifestuar për të dënuar vdekjen e katër demonstruesve ditën e djeshme.

Ata u vranë pasi forcat e sigurisë hapën zjarr gjatë protestës së radhës kundër regjimit të presidentit Saleh. Të plagosurit janë 116.

Top Channel