Japoni, ministri viziton Fukushimën

09/04/2011 18:15

Impianti japonez i Fukushimës është vizituar nga një ministër, për herë të parë që nga tërmeti dhe tsunami i fuqishëm i 11 marsit që shkaktoi rrjedhje radioaktive.

Ministri i Industrisë, Banri Kaieda veshi mjete mbrojtëse gjatë një vizite 45-minutëshe, gjatë të cilës ai falenderoi punëtorët.

Një drejtues i lartë i kompanisë Tepco, që menaxhon impiantin, ka kërkuar publikisht falje për shqetësimet dhe telashet e shkaktuara.

Dy katastrofat e 11 marsit vranë më shumë se 12.800 persona, ndërkohë që rreth 15 mijë të tjerë konsiderohen të humbur.

Nga ana tjetër, qindra mijëra persona kanë mbetur të pastrehë dhe një numër i konsiderueshëm lokalitetesh në veri-lindje të Japonisë janë shkatërruar.

Top Channel