Holandë, sulm qendrës tregtare, 2 viktima

09/04/2011 14:40

Të paktën dy persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën, ndërsa një njeri i armatosur qëlloi ndaj turmës në qytetin holandez të Alfen an den Rijn, bëri të ditur media holandeze.

Ngjarja ndodhi në një qendër tregëtare, në lokalitetin e ndodhur 21 kilometra në jugun e Amsterdamit. Asnjë arsye nuk është dhënë për këtë ngjarje.

Sipas një dëshmitari, sulmuesi kishte një mitroloz dore dhe të vdekurit janë 5-10. Autoritetet lokale bënë të ditur për “Associated Press” se është ende herët për të dhënë një bilanc zyrtar.

Top Channel