Hamas deklaron luftë të shenjtë ndaj Izraelit

09/04/2011 14:00

Grupi militant palestinez, Hamas, deklaroi sot luftë të shenjtë ndaj Izraelit, duke shpallur “Intifadën” e tretë palestineze të historisë.

Sipas tyre, “lufta e shenjtë” ndaj hebrenjve është bërë e domosdoshme për shkak të “krimeve të vazhdueshme të luftës” që po kryen Izraeli. Deklarata u komunikua nga një zëdhënës i lëvizjes.

Në ditët e fundit, në Rripin e Gazës, është perjetuar një përshkallëzim i dhunës, ndërsa raprezaljet e Izraelit pas predhave të mortajave të lëshuar në territorin e tij kanë lënë 17 të vdekur, shumica e të cilëve civilë.

Top Channel