Fukushima, centrali çmontohet në 10 vjet

09/04/2011 10:15

Kompania prodhuese e reaktorëve bërthamorë, Toshiba, bëri të ditur se mund të çmontojë centralin e Fukushimës brenda 10 viteve, një kohë rekord përsa i përket kësaj fushe.

Reaktorët e dëmtuar të Fukushimës janë duke përhapur rrezatime që prej tërmetit prej 9.0 të magnitudës riechter, i cili shkaktoi një tsunami me dallgë dhjetë metra të larta, kur goditi Japoninë në datën 11 mars.

Ndërkohë, kompania operuese e reaktorëve, TEPCO, ka lajmëruar se do të ndalë shkarkimin e ujrave radioaktivë në det ditën e dielë, një ditë më vonë nga sa pritej.

Më vonë gjatë ditës së sotme pritet që Fukushima të vizitohet nga Ministri Japonez i Energjisë, Banri Kaieda. Ai do të shndërrohet në antarin e parë të kabinetit që do të vizitojë impiantin.

Top Channel