Egjipt, të shtëna për të shpërndarë turmën

09/04/2011 09:15

Policia ushtarake egjiptiane qëlloi në ajër gjatë mëngjesit, për të shpërndarë një turmë prej disa qindra protestuesish të ndodhur në sheshin Tahrir, në Kajro.

Siç bëri të ditur Ministria e Brendshme në një deklaratë: “Elemente të ushtrisë spastruan rrugët nga të jashtëligjshmit që kishin zaptuar sheshin kryesor”.

Një muaj pas rënies së presidentit Mubarak, 100 mijë persona dolën në protesta për të kërkuar gjykimin e tij.

Pavarësisht se situata në Egjipt është stabilizuar ndjeshëm, protestat sporadike në rrugë vazhdojnë, ndërsa shumica e protestuesve kërkojnë dënimin e ish-funksionërëve të regjimit.

Top Channel