Egjipt, qëllon ushtria, dy të vdekur

09/04/2011 13:00

Dy persona kanë humbur jetën në Kajro pasi janë qëlluar me armë zjarri nga ushtria e cila ka shpërndarë turmën në sheshin Tahrir natën e shkuar.

Viktimat, sipas burimeve spitalore në Kajro, ishin pjesë e 15 të plagosurve që ishin raportuar më parë nga mediat.

Një zëdhënës i ushtrisë thekson se është qëlluar me fishekë manovër si paralajmërim për manifestuesit që nuk donin të largoheshin nga sheshi.

Top Channel