Bahrein, arrestohet aktivisti i njohur

09/04/2011 13:05

Forcat e sigurisë në Bahrein arrestuan dhe rrahën njërin prej aktivistëve kryesorë të të drejtave të njeriut në vend, bëri të ditur vajza e tij.

Aktivisti, i quajtur Abdulhadi al-Khawaja, u arrestua gjatë natës në banesën e tij. Sipas dëshmisë së vajzës, 20 persona të armatosur dhe të maskuar shpërthyen derën dhe nisën t’a rrihin në banesë, edhe pse ai nuk i kishte rezistuar arrestit.

Al-Khawaja u shoqërua i përgjakur dhe me dëmtime fizike në një komisariat policie. Siç shkruan BBC, kjo është goditja e fundit që i bëhet aktivistëve, në vendin e përfshirë nga revolta të dhunshme, që kërkojnë më shumë liri politike dhe respektim të të drejtave të njeriut.

Qeveria e Bahreinit akuzon aktivistin se është përpjekut të iniciojë revolta ndërfetare midis shiitëve dhe pakicës sunite.

Konsideratat për al-Khawajan në Bahrein ndryshojnë nga ajo e një aktivisti të nderuar për të drejtat e njeriut, deri tek ajo e një republikani të rrezikshëm, i cili synon të rrëzojë monarkinë sunite pas 200 vitesh në pushtet.

Top Channel