Tiranë, Basha premton hipotekimin

07/04/2011 17:00

Për datë 7 prill, kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ishte në minibashkinë numër 7.

Nga kontaktet e tij derë më derë me banorët, ai dëgjoi shqetësimet e tyre për infrastrukturën, taksat lokale dhe pallatet e pahipotekluara.

Ky ishte një rast për kandidatin Basha për t’u angazhuar që nëse fiton, brenda 6 muajsh ai do të bëjë të mundur hipotekimin e pallateve, për të cliruar tregun imobiliar.

“Cfarë do bëhet për hipotekimin”, e ka pyetur atë një banor. “Brenda 6 mujorit të parë gjithë kapitali do shkrihet dhe banorët do marrin hipotekimin”, ka premtuar Basha.

Me minibashkinë 7, kandidati Lulzim Basha përfundoi turin e dëgjimit me të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit.

Top Channel