PS: Po keqpërdoren të dhënat personale

07/04/2011 12:15

Deputeti i PS-së, Gazmend Bizhga ka akuzuar në Kuvend ish ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha se po shkel ligjin duke përdorur të dhënat personale të qytetarëve të Tiranës për fushatën në kryeqytet.

“Ka disa ditë që qytetarët e Tiranës po shqetësohen me mesazhe përurimi nga ish ministri i Brendshëm ku kërkohet që të votojnë për të. Ku i gjeti ministri të dhënat personale të qytetarëve të Tiranës. Nuk është shkelur vetëm ligji, por ekziston rreziku që të bëhet falsifikimi me karta identiteti të falsifikuara”, tha Bizhga.

Të njëjtën gjë e ka denoncuar edhe deputeti tjetër i PS-së, Alfred Dalipi duke theksuar se po futet dorë në privatësinë e shqiptarëve.

“Një kandidat i mazhorancës, një ministër i Brendshëm ka futur dorë në privatësinë e qytetarëve shqiptarë. Sot është hera e 100 që ne hapim debatin se të dhënat janë në dorë të privatëve që asnjëherë nuk mund t’i kenë këto. Jemi i vetëm vend ku të dhënat e individëve menaxhohen nga kompani private”, tha Alfred Dalipi.

Top Channel