Libia, Gheddafi dërgon mesazh për Obamën
06/04/2011 13:25
Lideri libian Gheddafi i ka dërguar një mesazh presidentit të SHBA-ve Obama pas “daljes së SHBA-ve nga Aleanca koloniale e kryqëzorëve kundër Libisë”.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia zyrtare libiane Jana pa dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e mesazhit.
Ndërkohë Moska do të kërkojë sqarime mbi mundësinë që NATO të japë asistencë ushtarake për opozitën libiane.
Sipas Moskës, kjo do të thoshte ndërhyrje në luftën civile, gjë që Këshilli i Sigurimit nuk e ka autorizuar.
Top Channel