Durrës, vritet 20 vjeçari

30/03/2011 10:50

Një i ri është vrarë me armë zjarri në qytetin bregdetar të Durrësit. Krimi i rëndë kundër personit ka ndodhur natën e së martës, ndërsa ngjarja nuk është zbardhur ende nga blutë e Durrësit.

Viktima, sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, quhet Arbër Bardhi, rreth 20 vjeç, me banim në lagjen 5.

Ndërkohë vrasja e tij ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit bregdetar, në zonën prapa njerës prej qendrave tregtare më të mëdha në Durrës.

I riu nga Durrësi ka mbërritur gjallë në spitalin rajonal të qytetit, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë gjatë duke u ndarë nga jeta pak minuta më vonë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore, ekspertë të hetimit që kanë nisur krehjen e zonës dhe kryerjen e proçedurave hetimore në vendin ku ndodhi krimi.

Burimet thanë se ende nuk ka të dhëna konkrete që të çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes e motiveve të saj, ndërkohë që po punohet në mënyrë intensive për zbardhjen e këtij krimi të rëndë që ndodhi rreth orës 21:00 të së martës.

Top Channel