Vlorë, pranga vrasësve të policit

29/03/2011 18:45

Policia e Shtetit ka zbardhur vrasjen e efektivit të policisë Roland Likaj, i cili u ekzekutua në tetor të vitit të kaluar në qytetin e Vlorës.

Lajmin e ka bërë të ditur nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj, sipas të cilit lidhur me vrasjen janë arrestuar tre persona.

Sipas Kulicaj, në pranga kanë përfunduar shtetasit Jeton Nakoleci, Saleo Stojani dhe 17-vjecari me iniciale E.Z nga Korca.

Efektivi Roland Likaj u vra me armë zjarri gjatë orëve të natës, teksa ndiqte një të dyshuar për grabitje në lagjen Cole.

Top Channel