Tiranë, hidhet në erë makina e ish-policit

28/03/2011 21:10

Një automjet është hedhur në erë mbrëmjen e sotme, për fat të mirë pa shkaktuar viktima, pranë selisë së Gardës së Republikës në Tiranë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave makina që ka shpërthyer i përket shtetasit Altin Deda, ish-punonjës policie.

Sipas burimeve, nga hetimet paraprake dyshohet se eksplozivi i është vendosur makinës për motive pronësie.

Top Channel