PS, akuza lëvizjes “Zgjohu”

28/03/2011 12:35

Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se me paratë e taksapaguesve shqiptarë është duke bërë fushatë dhe po sulmon opozitën.

Deputetja Ermonela Felaj i është referuar spoteve që publikon në media lëvizja “Zgjohu”, e cila sipas saj ka marrë fonde nga qeveria për këtë fushatë.

“Prej disa ditësh nëpër ekranet e televizioneve shqiptare kanë filluar të shfaqen sërish spotet politike të së ashtuquajturës lëvizja “Zgjohu”, një organizatë fantazmë e sponsorizuar nga regjimi i Saliut vetëm e vetëm për të shpifur e sulmuar Partinë Socialiste dhe opozitën shqiptare”, ka deklaruar Felaj.

“Këto para në rastin më të mirë dyshohet se vijnë nga fondi për mbështetjen e shoqërisë civile i shtetit shqiptar, në të cilin kemi një konflikt të pastër interesi pasi fondet e shtetit po shpërdorohen për qëllime të pastra politike për të ndihmuar fushatën e Lulit të Saliut”, ka vijuar ajo.

Më tej deputetja socialiste ka kërkuar nga prokuroria nisjen e një hetimi për burimin e parave të përdorur nga lëvizja “Zgjohu” për këto spote.

Top Channel