PD zbardh kandidatët për 8 majin

27/03/2011 15:40

Partia Demokratike bëri publike emrat e kandidatëve të saj për kryetarë bashkishë e komunash për zgjedhjet e 8 majit.

Në një konferencë për mediat të nisur rreth orës 15:00, Sekretari i
Përgjithshëm demokrat, Ridvan Bode publikoi gjithashtu edhe zonat të
cilat lihen të lira për aleatët. 

Emrat e kandidatëve demokratë në qytetet kryesore janë si vijon: Lulzim Basha kandidat për Tiranën, Ferdinand Xhaferri në qytetin e Durrësit, kryetari aktual, Lorenc Luka do të rikandidojë në Shkodër, Ardian Kollozi në Vlorë, në Fier Ilir Bele, në Ballsh Dallëndyshe Allkaj, Ilir Decolli për Beratin dhe Andrea Mano për Bashkinë e Korcës. Ndërsa për bashkinë e “nxehtë” të Himarës demokratët kanë kandiduar Savo Priftin, Sarandë Edmond Gjokën e në Kamëz Xhelal Mziun.

Bashkitë Elbasan, Gjirokastër, Lushnjë, Librazhd, Përmet, Pogradec, Lezhë, Ersekë, Patos janë disa prej zonave që Partia Demokratike u lë aleatëve të saj të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

Shkarko: Lista e plote e kandidateve

Top Channel