Shkodër-Lezhë, aksident, një e plagosur

25/03/2011 10:00

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kakarriqit” ku janë përplasur dy makina të vogla dhe një furgon.

E plagosura është murgesha Rista Sisi, 75 vjeçe, me nënshtetesi italiane, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Policia nuk ka ende një version zyrtar për dinamikën e aksidentit.

Top Channel