Libia, KiE: Sulme deri kur të sigurohen civilët

25/03/2011 03:10

Këshilli Europian sheh si të arsyeshme përfundimin e sulmeve dhe aksioneve të tjera ushtarake kundër Libisë, vetëm atëherë kur të sigurohet jeta e civilëve libianë nga regjimi i Gedafit.

“Operacionet ushtarake do të përfundojnë atëherë kur popullsia civile të jetë e sigurt dhe e mbrojtur dhe kur të plotësohen tërësisht objektivat e rezolutë 1973”, thuhet në deklaratën e KiE-së.

KiE vlerëson gjithashtu në deklaratë, se sulmet ushtarake të ndërmarra pas samitit të Parisit të mbajtur më 19 mars kanë shpëtuar jetën e shumë civilëve.

Top Channel