PS: Ja si manipulohen listat

24/03/2011 16:15

Partia Socialiste ka akuzuar sërish sot njësitë vendore në Tiranë se, përmes regjistrimit të banorëve në mënyrë fiktive po manipulojnë procesin e votimit.

Deputetja Ledi Shamku ka deklaruar se edhe në ndërtesën e një universiteti privat rezulton të jenë regjistruar banorë dhe votues.

“Godina pas meje është një universitet privat, ku banojnë 64 votues. 64 vetë për Lul Bashën. Flenë, jetojnë e banojnë këtu dhe do votojnë këtu. Një kopje e dokumentit për këta persona i shkon misionit të OSBE-së, një tjetër atyre që ta kenë”, ka deklaruar Shamku.

Ashtu si dhe kolegët e saj socialistë, Shamku ka ritheksuar se, “Berisha dhe Basha duhet ta harrojnë që qytetarët e Tiranës do votojnë për ta”.

Top Channel