Klosi: Listat për të shmangur “Ruzhdien”

24/03/2011 00:30

Tre kërkesat e parashtruara ditën e mërkurë nga kreu i Partisë Socialiste për zgjedhjert e pushtetit vendor më 8 maj, janë kërkesa që, sipas deputetit socialist, Blendi Klosi, synojnë të mos përsëritet skenari i hasur në Ruzhdie gjatë zgjedhjeve të përgjithëshme në 2009-n.

I ftuar në Top Show zoti Klosi tha se ka patur dhe ka njerëz me karta identiteti falso që paraqiten në vendvotime ditën e votimit.

“Duam të parandalojmë problemet e hasura në Ruzhdie, ku ka patur njerëz që kanë vajtur me karta identiteti falso dhe kanë votuar, ka pasur njerëz që kanë qenë në emigracion, por që kanë votuar, e shumë probleme të tjera. Listat e votimit të verifikohen. Ne kërkojmë listat përfundimtare një muaj para votimit që kur të vijë dita e votimit të mos kemi persona që janë zhvendosur në zona të tjera”, tha deputeti Klosi.

Ndërkohë, për koordinatorin e PS-së, Erion Veliaj, opozita po konsumon të gjitha mënyrat demokratike për të arritur qëllimet e saj, një ndër këto, sipas tij, ishte edhe kërkesa e deputetëve socialistë ditën e mërkurë nëpër disa njësi bashkiake ku kërkuan listat zgjedhore.

Top Channel