Rama: Ja kushtet për zgjedhjet

23/03/2011 14:15

Menjëherë pas probleme që po shfaqen me listat, Edi Rama ka deklaruar kushtet e Partisë Socialiste për garantimin e zgjedhjeve, që lidhen pikërisht me listat, pajisjet për leximin e kartave të identitetit dhe miratimin e një parimi për transparencën pas votimeve.

Rama deklaroi se deri tani qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për përmirësimin e zgjedhjeve.

“Së pari ne kemi kërkuar dhe këmbëngulim në transparencën e listave zgjedhore, bazuar në Kodin Zgjedhor. Sipas këtij kodi, asnjë shtetas shqiptar nuk mund të ndryshojë vendbanim për qëllime elektorale. Këto ndryshime të imponuara nga pushteti ndodhin rëndom edhe sot. Së dyti, PS kërkon pajisjen e komisioneve me instrumentat e identifikimit të kartave të identitetit. Kjo do krijonte sigurinë se cdo votues do votojë vetëm njëherë. Dhe së treti kërkojmë miratimin e parimit të transparencës. Nëse një parti do të kërkojë hetim mbi kuti apo materiale pas shpalljes së rezultatit zgjedhor, të ketë të drejtë ta bëjë këtë transparencë”, ka deklaruar Rama.

Top Channel