BE: Zgjedhjet të mbahen më 8 maj

22/03/2011 10:30

Zgjedhjet lokale të mbahen më 8 maj, sipas afateve kushtetuese dhe palët politike të angazhohen që ato të realizohen sipas standarteve të duhura.

Është ky apeli që Bashkimi Evropian i ka përcjellë Tiranës zyrtare, përmes të dërguarit të tij Miroslav Lajcak, i cili po viziton kryeqytetin.

“Është e domosdoshme që faktorët politikë shqiptarë të përgatisin së bashku dhe të realizojnë me sukses zgjedhjet vendore”, ka deklaruar Lajcak gjatë takimit me presidentin Bamir Topi.

Edhe Topi nga ana e tij ka vlerësuar rëndësinë e zgjedhjeve, si një tregues së maturisë së partive politike shqiptare.

Ai ka ritheksuar se procesi do të mbahet më 8 maj 2011, sipas të gjitha afteve kushtetuese dhe ka kërkuar nga palët politike qëndrime konstruktive.

Top Channel