Elbasan, në burg vëllezërit vrasës

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg vëllezërit Lekaj, të cilët dy ditë më parë qëlluan për vdekje me armë zjarri në banesë  nënën dhe motrën e tyre.

Trupi gjykues ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për të dy vëllëzërit Leonard dhe Dritan Leka, përkatësisht 28 dhe 26 vjeç.

28-vjeçari ka dëshmuar përpara organit të drejtësisë se nënën dhe motrën e tij i ka ekzekutuar me vullnet të plotë, duke pranuar kështu edhe fajësinë e krimit.

Sipas tij, shkaku për ekzekutimin e tyre ka qenë për motive të dobëta. Ndërsa Dritani është shprehur se nuk ka marrë pjesë në vrasje dhe se prezenca e tij në vendin e krimit ka qenë një rastësi.

Shkaku i arratisjes drejt Pogradecit nuk ka qenë për t’iu fshehur drejtësisë, por për faktin se ka qenë i shokuar nga ngjarja që ka parë.

Por, sipas burimeve zyrtare, nga hetimet paraprake rezulton se të dy vëllezërit kanë qenë bashkëpunëtorë në krim.

Gjithashtu, polica ka shpallur person në kërkim babain e vëllezërve, Sokrat Leka, 67 vjec, pasi mendohet të ketë qenë bashkëpunëtor në varsje.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ndaj 67-vjecarit ka filluar një çështje penale. Ndaj shtetasve të mësipërm rëndon akuza e “mbajtjes pa leje të armëve lufatarke dhe municioneve”, si dhe “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel