Policia ndalon protestën në Himarë

20/03/2011 11:30

Rreth 200 banorë të zonës së Dukatit u nisën sot paradite në Himarë për një tubim me karakter kombëtar.

Dhjetëra automjete u nisën me makina drejt Himarës për të protestuar ndaj helenizmit të historisë së këtij qyteti nga kryebashkiaku Vasil Bollano.

Por, policia nuk i lejoi protestuesit të shkonin në Himarë duke i ndaluar pranë Palasës.

Protestuesit deklaruan se do të vazhdojnë protestat për çështjen e kombësisë.

 

Top Channel