Elbasan, vriten në gjumë babai me dy djemtë

19/03/2011 08:35

Një tjetër krim i rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Elbasanit. Tre persona të së njëjtës familje, babai dhe dy djemtë e tij, janë ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tyre, ndërsa ishin në gjumë.

Sipas burimeve në vendngjarje, viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, ndërkohë që ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Myzejen Qosja, bashkëshortja e njërit prej të vrarëve.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Jorgji Dilo” dhe mendohet të jetë kryer për motive hakmarrjeje.

Dyshohet se autori i krimit të ketë trokitur në derën e familjes Mahmuti dhe sapo i është hapur dera ka filluar të qëllojë mbi viktimat.

Top Channel