Elbasan, policia: 50 mijë euro shpërblim

19/03/2011 10:35

Policia ka vënë një shpërblim prej 50 mijë eurosh për këdo që jep informacione të sakta mbi autorin e vrasjës së trefishtë në Elbasan.

Një ndër pistat e hetimit është hakmarrja ku autoritetet dyshojnë se krimi ka lidhje me vëllain e tretë të familjes.

Andon Mamhuti para dy vitesh ka kryer vrasje në Itali dhe Spanjë.

Mëngjesin e sotëm tre persona të së njëjtës familje, Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti janë ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tyre, ndërsa ishin në gjumë.

Top Channel