Lindja e çështjes çame

18/03/2011 20:55

“Lindja e çështjes came 1820-1943” i autores Blerina Namik Sadiku është libri i promovuar sot.

Sipas historianëve të pranishëm gjatë promovimit, ky botim është një studim i thelluar mbi çështjen çame, i cili për herë të parë nuk përqendrohet në tragjedinë e viteve 1944-1945, periudhë kur ky komunitet u dëbua me dhunë nga tokat e veta, por fokusohet në lindjen e çështjes çame.

Sipas studjuesve, autorja Sadiku është bazuar në dokumentacione të pashfrytëzuara më parë, duke sjellë konkluzione të reja.

“Blerina Sadiku na zbulon duke e shtrirë analizën e saj që në vitin 1820 pa u krijuar shteti grek, që në kohën e kryengritjes greke. Na tregon që udheqësit e ardhshëm e shtetit grekë, vuanin një kompleks antishqiptar të cilin e shprehën që në ato vite”, është shprehur historiani Pëllumb Xhufi.

Ministri i Kulturës vlerësoi kontributin e autores për të dokumentuar dëshmi mbi çështjen çame.

“Çështja çame ka krijuar jo vetëm kujtesë, por edhe ndërgjegje kolektive falë kontributit të dëshmitarëve që kanë sjellë gjurmët konkrete të atij genocidi që është bërë karshi këtij komuniteti”, theksoi Xhaferaj.

Top Channel