Aleanca Kuqezi mbërrin në Korcë

18/03/2011 11:40

Aleanca Kuqezi ka mbërritur në Korcë për mbledhjen e firmave kundër procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare dhe etnike.

Sipas informacioneve të fundit, aktivistët e aleancës kanë arritur të mbledhin firmat e qindra qytetarëve, që janë shprehur kundër kësaj forme regjistrimi.

Përkrah tyre ka dalë sërish nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili është shprehur se duhet të ndryshojnë ligjet për kombësinë.

“Jemi kundër vetëdeklarimit etnik. Jemi kundër standarteve selektive. Duhet një zgjidhje kushtetuese kundër falsifikimeve. Të ndryshojmë ligjet për kombësinë dhe regjistrimin”, ka deklaruar Spahiu.

Top Channel