Lushnje, zbulime arkeologjike

16/03/2011 16:25

Disa zbulime të rëndësishme arkeologjike janë realizuar në disa kodra pranë fshatit Shegas në Lushnje. Gjatë gërmimeve kanë dalë në dritë qeramika që i përkasin periudhes Neolotike.

Pranë kodrave të fshatit janë gjetur edhe copa enësh të periudhës së bronxit. Më parë në këtë zonë janë bërë kërkime nga Instituti i Arkeologjisë dhe janë zbuluar disa varre të periudhës helenistike.

Zbulimet e tanishme janë bërë nga banorët e zonës gjatë punimeve të tokës dhe në sipërfaqen e mbjellë kanë dalë me mijëra copa qeramike të periudhës Neolitike, ose 3500 vjet përpara Krishtit.

Banorët copat e gjetura i kanë dorëzuar në muzeun historik të qytetit të Lushnjes. Drejtuesit e muzeut kanë njoftuar nisjen e gërmimeve nga një mision arkeologjik në zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA