Nadal mposht lehtësisht rivalin Sweeting

15/03/2011 18:05

Spanjolli Rafael Nadal u kualifikua lehtësisht për në raundin e katërt të Masterit të “Indian Wells”, në Los Anxhelos, pasi mposhti lehtësisht në dy sete amerikanin Ryan Sweeting.

Numri një në botë, i cili një vit më parë mbërriti deri në katërshe, fitoi në dy sete me rezultatin 6-3, 6-1.

Sweeting ishte në gjendje të përballonte Nadalin vetëm në gejmet e para të setit të parë, përpara se të nënshtrohej pa kushte përballë dominimit absolut të spanjollit.

Në të tetat e finaleve, numri një në botë do të ndeshet me indianin Somdev Devvarman, i cili mposhti 6-1, 3-6, 7-6 belgun Xavier Malisse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA