Mbeturinat greke në Shqipëri

15/03/2011 20:30

Nga Greqia, pulat që janë për skartim, dmth për asgjësim, me dokumenta të falsifikuara të veterinerit dhe agjencisë doganore greke nisën për në Shqipëri si të freskëta, për t’u përdorur për mish.

Fiksi investigon këtë skandal dhe për këtë kërkon dhe bashkëpunimin e organeve kompetente shqiptare, duke i vënë në dijeni për mënyrën se si firmat shqiptare përpiqen të blejnë lirë, pothuaj falas pula nga vendi fqinj për t’i shitur pastaj në tregun shqiptar.

Kjo dukuri ka qenë e pranishme, kohë më parë dhe konsumatori shqiptar ka ngrënë nga këto pula pa e ditur që ishte i ndaluar për konsum nga njerëzit.

Fakti që këtij fenomeni i është vënë fre në kufirin shqiptar është për t’u përshëndetur.

Megjithatë kushdo mund t’i blejë këto pula në Greqi me dokumenta të cilat kalojnë lirshëm në doganën greke të Janinës, doganë e një vendi të BE-së.

Top Channel