
Të paktën 36 persona mbetën të vrarë sot në një qendër rekrutimi të ushtrisë në Afganistanin e veriut, pas një sulmi kamikaz, bënë të ditur zyrtarët vendas.
Më shumë se 40 persona të tjerë janë plagosur rëndë, kur shpërthimi tronditi më parë Kunduzin. Ditën e premte, në një tjetër shpërthim, shefi i policisë së zonës mbeti i vrarë.
E qetë gjatë viteve të para të ndërhyrjes së NATO-s në Afganistan, Kunduzi është shndërruar në një krahinë shumë të pasigurtë pas depërtimit të forcave talebane.
Këta të fundit morrën përsipër përgjegjësinë e sulmit, ndërsa Presidenti Afgan, Hamid Karzai, i dënoi këto ngjarje si një “akt të turpshëm terrori”.
Bazat e ushtrisë afgane apo antarët e forcave të rendit janë shndërruar në objektiva të zakonshëm për shpërthimet talebane apo nga Al-Kaeda së fundmi.
Top Channel