Japoni, 1600 të vdekur nga tërmeti

13/03/2011 08:40

Rreth 1600 të vdekur ka shkaktuar tërmeti që përfshiu verilindjen e Japonisë të premten e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur policia japoneze.

Sipas bilancit të fundit të policisë, 642 janë personat e zhdukur.

Por, agjensia e lajmeve Kyodo flet për 1167 persona të zhdukur.

Më shumë se 200 kufoma janë gjetur në Miyagi dhe sipas televizionit NHK, mendohet se në këtë lokalitet janë shkaktuar më shumë se 10 mijë viktima.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA