Japoni, transporti në kaos nga tërmeti
11/03/2011 11:55
Ndërprerja e funksionimit të transporteve si pasojë e tërmetit të fuqishëm të shoqëruar me një tsunami, ka futur në kaos qytetet japoneze, në vecanti Tokion.
Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të mos përpiqen të kthehen në shtëpitë e tyre menjëherë, në mënyrë që të shmangen situatat e panikut.
Lëkundjet e tërmetit goditën kryeqytetin japonez në kulmin e ditës së punës, kur popullsia prej 13 milionë banorësh dyfishohet me ardhjen e udhëtarëve, të cilët po përpiqen të kthehen në shtëpi në këmbë.
Top Channel