Emigrantët, sigurimet edhe në Itali

10/03/2011 17:10

Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali mund të verifikojnë periudhat e kontributeve, ose dhe të paguajnë për plotesimin e viteve të punës pa ardhur në Shqiperi.

Ata do të mund ta bëjnë këtë pranë zyrave të INAS, në Itali, të cilat japin informacion për emigrantët.

Drejtorja e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Evelina Koldashi ka nënshkruar një marrëveshje me bankën “Intesa san Paolo” dhe INAS për të realizuar pagesat vullnetare për sigurimet shoqërore të emigrantëve në vendin fqinj, Itali.

Nga ana tjetër, INAS pritet të hapë së shpejti një zyrë edhe në Tiranë, e cila do të shkëmbejë të dhëna dhe verifikime që do të nevojtet të bëjnë emigrantët shqiptarë në Itali për të përfituar pension, pa ardhur në vendin e tyre.

Të dy palët kanë vlerësuar këtë nsimë, cka tregon praninë e shtetit shqiptar për emigrantët edhe në vendin ku ata kanë zgjedhur të punojnë dhe jetojnë.

Top Channel