Berisha: Gruaja, burim i dashurisë

08/03/2011 11:20

Edhe kryeministri Sali Berisha u ka bërë grave shqiptare urimet e tij me rastin e festës së 8 marsit.

Duke u shprehur mirënjohjen e tij për rolin e tyre, Berisha është shprehur se, cdo fitore dhe arritje mban emrin e gruas shqiptare.

“Ju shpreh mirënjohjen më të thellë për kontributin tuaj. Cdo komb ka në themel të arritjeve sakrificën njerëzore. Gruaja është burim i pashtershëm i dashurisë dhe sakrificës. Cdo fitore dhe arritje mban emrin e gruas shqiptare”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri ka shtuar më tej se në 6 vitet e fundit qeveria e drejtuar prej tij ka vendosur ligjet më të mira për mbrojtjen e gruas.

Ashtu si dhe dje, edhe ceremoninë e sotme Berisha e ka kthyer në një miting për fushatë elektorale, duke prezantuar arritjet e qeverisë.

Top Channel