PSE: Kriza, faji i së djathtës

07/03/2011 19:50

Në Athinë, ku ndodhej gjatë tërë fundjavës në samitin e Partisë së Socialistëve Europianë, kreu i socialistëve shqiptarë Edi Rama ka marrë mbështetjen e tyre për krizën në Shqipëri.

“Këtë mëngjes ne patëm mundësi të diskutojmë situatën në Shqipëri dhe Edi Rama na informoi mbi zhvillimet shqetësuese. Është e rëndësishme të mos bëhet kompromis me demokracinë. Fenomene si korrupsioni dhe si ai i dhunës së armëve ndaj manifestuesve janë të papranueshme”, ka deklaruar kryetari Paul Rasmussen.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe ish-kryeministri italian, Massimo D’Alema. “Jam shumë dakord me ju, ne shprehim solidaritetin tonë për Ramën. Jemi të shqetësuar nga qëndrimi autoritar i kryeministrit Berisha. Në maj në Shqipëri do ketë zgjedhje lokale, me e rëndësishme do të jetë beteja për Tiranën, Evropa duhet të ushtrojë presion mbi qeverinë shqiptare që ato të jenë të drejta. Evropa duhet të garantojë vlerat evropiane në Shqipëri”, ka pohuar D’Alema.

Zoti Rama ka pasur takime kokë më kokë me liderë të së majtës europiane, si kryetari i grupit parlamentar socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian Martin Shulz, sekretari i përgjithshëm i Internacionales socialiste Luis Ajala, kryeministrin e Greqisë Jorgo Papandreu, etj.

Top Channel