PS, akuza Berishës

07/03/2011 20:30

Deputeti socialist Taulant Balla i ka cilësuar si një farsë premtimet e kryeministrit Berisha për investime në infrastrukturë.

Në një deklaratë për mediat, Balla është shprehur se në vend nuk do të ketë investime, përsa kohë Berisha drejton një qeveri të zhytur në korrupsion.

“Berisha nuk është më kryeministri i shqiptarëve, por i Ilirit që vjedh me bllok në dorë, i Lulit që vret me pushkët e gardës, i Majlindës së lidhur me mafian dhe i Rulit që po privatizon pronat publike. Ndërkohë që varfëria ka prekur cdo familje. Kurrë më s’e besojnë shqiptarët Saliun, kurrë më nuk e votojnë ata Saliun”, ka deklaruar Balla.

Top Channel