Ligori: Më 8 mars, protestë për viktimat e pafajshme

06/03/2011 12:45

Deputetja e Partisë Socialiste, Shegush Ligori, ftoi të gjitha “nënat dhe motrat shqiptare” për të protestuar më 8 mars ndaj “pushtetit të Saliut”.

“Më 15 mars 2008 humbën jetën njerëz të pafajshëm nga shpërthimi në Gërdec, ndërsa tre vjet më vonë, më 21 janar 2011, u vranë katër persona të tjerë të pafajshëm nga pushteti i Saliut”, u shpreh Ligori.

Deputetja socialiste shtoi në daljen e saj para mediave: “Edhe pse humbën jetën njerëz të pafajshëm, familjarët e Saliut vazhdojnë të pasurohen në kurriz të qytetarëve. Për këtë arsye, të gjitha nënat dhe motrat shqiptare do të jemi në shesh më 8 mars.”

 

 

Top Channel