PS: Më 8 mars në protestë

05/03/2011 13:25

Deputetja e PS-së, Vaselika Hysi u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe nënave që të bashkohen me protestën e grave socialiste më 8 mars.

Ajo ka theksuar se manifestimi do të fillojë në orën 11 dhe do të zhvillohet përpara Kryeministrisë.

“U bën tre vjet nga tragjedia e Gërdecit dhe asnjë prej fajtorëve nuk është dënuar. Fajin për këtë tragjedi e ka Sali Berisha. Gratë dhe nënat do të protestojnë para Kryeministrisë për të kërkuar që drejtësia të shkojë në vend. Katër shqiptarë u vranë nga plumbat e shtetit që qëlluan mbi ta. Ata nuk dolën për të përmbysur shtetin apo marrë pushtetin, por për një jetë më të mirë. Edhe për këtë e ka fajin Sali Berisha”, deklaroi Hysi.

“Në emër të tyre dhe familjarëve të tyre do të protestojmë më 8 mars në orën 11 para Kryeministrisë. I ftojmë të gjitha gratë që të bashkohen me protestën tone”, theksoi Hysi.

Top Channel