Libia, SHBA refuzon ndërmjetësimin e Venezuelës

04/03/2011 01:40

Shtetet e Bashkuara refuzuan ofertën për ndërmjetësimin e Venezuelës në zgjidhjen e krizës në Libi.

Autoritetet venezueliane, i parashtruan komunitetit ndërkombëtar planin për krijimin e një komisioni ndërkombëtar, ku Karakasi do të bënte ndërmjetësimin me Gedafin për uljen në bisedime dhe qetësimin e situatës.

Por SHBA refuzoi këtë kërkesë nëpërmjet zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Philip Crowley.

“Nuk është i nevojshëm një komision ndërkombëtar për t’i dhënë kolonel Gedafit se cfarë duhet të bëjë për të mirën e popullit dhe vendit të tij. Ajo që ai duhet të bëjë është të largohet”, deklaroi zëdhënësi Crowley.

Top Channel