FRESSH: Të largohet ministri Basha

04/03/2011 13:35

Ka nisur para pak castesh protesta e FRESSH para ministrisë së brendshme, për të kërkuar largimin e drejtuesit të saj, ministrit Lulzim Basha.

Aktivistët e forumit rinor të PS mbajnë në duar parulla kundër ministrit si dhe foto me portretin e tij të përshkuara nga një vizë e kuqe.

Kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali ka deklaruar në një prononcim për Top News, se ministri Basha dhe gjithë qeveria duhet të largohen sa më parë.

“Në krye të Ministrisë së Brendshme rri një njeri që u keqpërdor dhe vrau popullin e tij. Duhet të largohet sa më parë kjo qeveri që nuk mban përgjegjësi për jetën e qytetarëve të saj”, ka pohuar Spiropali.

Protesta e aktivistëve të FRESSH do të jetë maratonë, pasi pritet që të zgjasë plot 12 orë rresht.

Top Channel